HISTORIKU

1990
Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK), themelohet në Kuvendin themelues, me 4 nëntor, në Gjakovë, nga iniciatoret: Gjergj Rrapi, Lazer Krasniqi, Nikë Gjeloshi, Umberto Bytyqi. Kryetar i Kryesisë së PSHDK-së zgjedhet Lazer Krasniqi.
1991
Ndahet një pjesë e vogel nga PSHDK dhe formon PLK (Partinë Liberale të Kosovës)
1991
Anetare e Keshillit Koordinues të Partive politike shqiptare të Kosovës dhe e Partive politike shqiptare në ish-Jugosllavi.
1991
Perfaqesohet me dy nenkryetarë, të njejten kohë dhe ministra, në Qeverinë e Exilit të Republikës së Kosovës. Nenkryetar i Qeverisë së Exilit dhe Minister i Mbrojtjes së Republikes së Kosovës deri në vitin 1995 është Nikë Gjeloshi.
1992
Mbahet Kuvendi i rregullt i PSDHK-së në Bellanicë.
1993 – 2008
Kryetar i PSHDK-se Ak. Mark Krasniqi.
1995
Krijohet Unioni Demokristian PSHDK – Partia Demokristiane e Shqiperisë.
1999
Një pjesë e vogël ndahet nga PSHDK dhe formon Unionin demokristian të Kosovës.
2007
Ndahet PSHDK dhe një pjesë e vogël e saj formon PDKI-në.
2008
Në Kuvendin e rregullt të PSHDK-së kryetar zgjedhet Ton Marku i cili nje vit me vonë shkarkohet në Kuvendin e jashtezakonshem të PSHDK-së mbase kalon në PDKI.
2009
Në Kuvendin e Jashtezakonshem zgjedhet drejtues i PSHDK-së Dr. Nikë Gjeloshi.

Idea per themelimin e PSHDK-së ka dalë fillimisht nga iniciatoret dhe me pastaj është perkrahë nga numer i madh i shqiptarëve në tërë Kosovën dhe jashtë sajë, kudo ku jetojnë shqiptarët.

Emertimi shqiptare i është dhënë mbase kjo parti është parti kombëtare, nuk benë dallime fetare, kurse pikëpamjet politike janë pikëpamje të civilizimit kristian europerendimor.

Orjentimi politik i PSHDK-së është i djathtë dhe zgjidhjen e qeshtjës shqiptare në Ballkan e shef permes integrimeve mbarëshqiptare dhe si të drejtë të vetevendosjës së vetë shqiptarëve.

Aktivitetin PSHDK e zhvillon permes Programit dhe strategjive per zgjidhjën e qeshtjeve politike, ekonomike, kulturore e tjera mbi baza të parimeve të demokracisë dhe shtetit ligjor per të gjith njerzit.

PSHDK vepron në Republikën e Kosovës dhe në Diasporë (Zvicër, Gjermani, Austri).