Kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) pas vendimit të djeshem të Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiut, per shpalljën e zgjedhjeve lokale me 4 prill 2010, per zgjedhjen e kryetarit të komunës në Istog, mjeteve të informimit publik ua dergoj ketë, Komunikatë: DITËN E FESTAVE ZYRTARE NUK MBAHEN ZGJEDHJE Me 4 prill 2010 nuk do të duhej të mbahen zgjedhje per kryetar komune në Istog Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, me 22 shkurt 2010, ka marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Istogut. Sipas atij vendimi, zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut parashifen të mbahën më 4 prill 2010. Me ate vendim është udhëzue Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës që të organizojë zgjedhjet per kryetar të komunës së Istogut. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) kupton se Presidenti i vendit këto zgjedhje i ka shpallur duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të Ligjit per zgjedhjët lokale. Por, mendon se me 4 prill 2010 nuk do te duhej të mbahen zgjedhje lokale per kryetar të komunës së Istogut. Arsya është sepse me Ligjin per festat zyrtare në Republikën e Kosovës, Nr 03/L-064, dekretuar me 15.06. 2008, janë percaktuar festat zyrtare në ketë Republikë. Me Nenin 2 pika 2.1 (j) festë zyrtare është percaktuar dhe festa e Pashkëve katolike. Mbase me 4 prill, ditën kur është vendosë si ditë e zgjedhjeve në komunen e Istogut, është festa e Pashkëve, atëherë mendojmë se Presidenti duhet ta nderrojë ketë datë të shpalljës së zgjedhjeve per një ditë tjetër, mbase nuk është rregull qe ditën e festave zyrtare shtetërore të mbahen zgjedhje, pavarësisht se zgjedhjet mbahen vetem në ketë komunë. Ne kuptojmë se Presidentit të vendit ose nuk i është kujtuar apo dhe nuk ka qenë i ndihmuar nga bashkëpunëtoret, por kerkojmë qe ditën e Festave Zyrtare permes te cilave rrespektohet historia, kultura e tradita e popullit dhe shtetasve nuk duhet të mbahen zgjedhje të asnjë niveli shtëtëror. Mbase ky vendim i presidentit i marrë dje, me 22.02.2010, është shume i fresk,et anulimi i 4 prillit dhe caktimi i një date tjeter si datë e mbajtjës së zgjedhjeve per kryetar të komunës së Istogut nuk mendojmë se mund të shkaktojë dame eventuale ne strukturen organizative ligjore per mbajtjën e atyre zgjedhjeve. Kryetari i PSHDK Dr. Nikë Gjeloshi