Kryesia BD të PSHDK-së për Austri

I nderueri  z. Kryetar,

e nderura Kryesi,

 

 

Duke ju përshëndetur përzemërsisht duke ju uruar punë të mbar, më lejoni të ju njoftoj mbi punen e BD të PSHDK-së për Austri.

Graz, 21.03.2010, u mbajtë Jubilejumi 15 vjetori i themelimit të degës së PSHDK-së Graz dhe  10  vjetori i riorganizimit së  BD të PSHDK-së për  Austri.    këtë  Jubilejum  muaren pjesë  BD të PSHDK-së  për Austri  Schlladming ,Vjenë, Mürzushllag,Graz, dhe shumë mysafir nga Vjena Salzburgu, Grazi. Ketë Jubilejuem shumë te rendesishem e hapi  Prekë  Brahimi  kryetar i BD të PSHDK-së për Austri i cili ne  fjalën hyrëse i përshëndeti aktivistët e PSHDK-së dhe mysafirët, paraqiti rendin e ditës përkatësisht raportin  e punës 15  vjeçare të PSHDK-së ne Austri, te cilin e lexoj z.Vilson Pepaj, kryetar i degës së  PSHDK-së në Vjenë. U dha dhe një koktej festimi.

Një  raport i punës se 15 vjeçare  nga themelimi i degës    PSHDK-së  Graz  dhe 10 vjetorin e  riorganizimit e BD të PSHDK-së për Austri  është i përgatitur ne pikat te shkurtra, si vijon: menjëherë pas themelimit te degës se PSHDK-së ne Graz   kjo degë ka shërbyer si një Ambasadë ne  Austri dhe ne Graz ne veçanti. Kemi bërë kontakte me Partin demokristiane  te Austrisë - ÖVP; më 28.06.1995 kemi organizuar tryezë te rrumbullakët me Partin demokristane  me zotin  Dr Alojs Pundigam anëtar i kryesisë së ÖVP me temën  ti behet një ftes zotit Akademik Mark Krasniqit e te viziton partin demokristiane te Austrisë ku do te zhvillohen shumë tema për Kosovën dhe shumë te tjera; më 29.04.1997 kemi mbajtë një tribunë me temën “Qeshtja shqiptare”, ne të cilën muaren pjesë Klubi i studenteve shqiptarë Graz, perfaqësues të Institutit të historisë Verio –Juglindore nga Universiteti i Grazit, byroja për paqe dhe zhvillmë ku kanë marrë pjesë shumë intelektual austriak dhe shqiptar. Kurse më 18.03.2000 është mbajtë kuvendi zgjedhor i BD të PSHDK-së për  Austri, me qrast kryetar është zgjedhë z. Prekë Brahimi. Pastaj një delegacion i BD të PSHDK per Austri vizitoj ÖVP, z. Dr Rajnoold Lopatka; ay delegacion vizitoj Parlamentin dhe bëmë shumë kontakte: para lufte, gjatë luftës e pas luftës kemi patur tribuna, tryeza dhe shumë konferenca  me miqtë tan  austriak, lidhur me qeshtjen tonë kombëtare e ne veçanti atë të Kosovës. Veqmas kontaktet i kemi patur me: Dr Alojs Mock-un, Dr Wolfgang  Schüssel-in ,Dr FeraroValdna-n,  Dr. Plasnik. Kemi  dërguar letra d personave ministror, si Dr Guzsebauer, kancelar austriak dhe shumë te tjerëve.

Z. Vilson  Pepaj  ne diskutimin e tij paraqiti angazhimet e degës qe drejton dhe njohtoj dhe per ndërrimin ne kryesi te z. Anton Marku i cili për shkak te angazhimit me punë ne Ambasadën e republikës së Kosovës, kishte kërkue dorëheqje nga te gjitha angazhimet dhe aktivitetet ne PSHDK-në. Ne fjalën e tij z. Zef Ndrecaj, kryetari degës së Shlladmingut  përshëndeti ne emër te degës, por edhe njohtoj se me degën e Vjenës edhe me atë qendër ne Graz kemi kontakte dhe bashkpunime te mira gja qe apeloj të vazhdohen ato edhe ne te ardhmen. Jubileun e pershendeti dhe z. Xhenc Bezhi  i cili përgëzoi për punën qe është bërë. Pastaj z.Sadik Shaban Haxhaj, i cili lavderoj degëne  Grazit si një qendër po thuaj te vetme qe ka punuar shum e organizuar.

Z. Anton Marku bëri një pasqyrim te formimit te PSHDK-së ne Kosovë si njera nder katër partitë e para, e themeluar e cila bëri shum për Kosovën duke e pasqyruar Kosovën dhe popullin shqiptar si popull liridashës, me tolerancë te ndërsjellët fetare dhe vijon për ardhmëri Evropiane. Kjo Parti theksoj ky e demaskoi propagandën serbe mbi Kosovën si popull fundamentalist dhe ne përfundim i drejtoi qarqet me te rëndësishme botërore ne vizionin Evropian për Kosovën.

Këtë  jubeljum e përshëndeti edhe Nikoll Ukaj, aktivist dhe bashkëthemelues i degës ne Graz i cili gjithashtu veri ne pah shumë aktivitete te partisë ne te Kaluar.

Ne fund kryetari i BD të PSHDK-së për  Austri, z.Prekë Brahimi, i falënderoi te gjithë ne punën e tyre ndërsa ne veçanti për merita te jashtëzakonshme i falënderoi me Mirënjohje: Anton Markun, Zef Ndrecaj, Pal Gjinin, Hil Markun dhe Vilson Pepaj.

Ne fund të ketij jubileu u çfaq një program argëtues me këngë burimore shqipe nga z. Nikoll Gjini dhe z. Ilir Ukaj

 

 

Kryesia e BD të PSHDK-së  për  Austri