KUVEND I JASHTËZAKONSHËM i PSHDK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), ne bazë te kërkesës me shkrim të mbi 1/3 se delegatëve te saj dhe shumicës se anetarëve te kryesisë, ka vendosë te mbajë Kuvendin  e jashtëzakonshëm me 27 mars 2010.

Ky vendim është marre ne sajë te një analize disa mujore te marvajtjës se Partisë, bazuar edhe në kerkesën e Degëve dhe te anëtarësisë së gjerë; ne sajë te mbajtjës se zgjedhjeve lokale dhe ne sajë te domosdosë se strukturimit e fuqizimit te kësaj partie si subjekt politik me rendësi per avansimin e demokracisë dhe ndertimin e shtetit ligjor te Kosovës.

Kuvendi i jashtezakonshem thirret me te vetmin qellim per te zgjidhë një problem me te cilin tashma kjo parti perballet kohë te gjatë dhe ate per tu lirue nga kryetari formal dhe per te zgjedhë kryetarin e ri te kësaj Partie.   

Nga ky Kuvend do te ftohen te aderojnë ne ketë Parti te gjith ata qe per një arsye apo tjeter u larguan nga kjo parti, si dhe te gjith ata qe i lidhin idetë, pikepamjet dhe qellimet e perbashkëta politike te percaktuara permes Programit te PSHDK-së, e te cilat ide, pikpamje e qellime politike mund te realizohen permes kësaj Partie.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) është Parti e djathtë kombëtare dhe e tillë do te mbetet dhe ne të ardhmen. Eshtë Parti me orientim të qartë europerendimor dhe angazhohet per integrime mbareshqiptare e europerendimore.

 

 

Sherbimi per informim i PSHDK-së                             

Prishtinë, 07.03.2010

lexo në gazenten kosova.info