Njohtim

  Dr. Nikë Gjeloshi, u.d. kryetar i PSHDK

Për hir të së vërtetës dhe për të mos e lanë në huti anëtarësinë, miqtë tanë që po angazhohen të na ndihmojnë të riorganizohemi për të shpëtua PSHDK-në, më duhet t’u njohtoj, se:  Ata që e rrënuan PSHDK-në po kanë frik të madhe nga riorganizimi i saj. Puna jonë e përbashkët po edhe e imja duket se disa i ka vu në siklet aq shumë sa përdorin forma nga më të ultat për të ç`vlëresue rëndësinë që ka kjo parti në shoqërinë Kosovare dhe per të njollosë personalitetin tim.

Individ të tillë, pasi nuk kanë më mundësi të rrejnë e të mashtrojnë anëtarësinë për interesat e tyre, janë que peshë për të shpifë rrena e intriga nga më të ndryshmet. Ata shkojnë aq larg sa si fobist imagjinojnë gjithçka. Ata kanë per qëllim: dështimin e forcimit të PSHDK-së dhe, nepërmjet shpifjeve e rrenave, denigrimin e personalitetit tim!

Në këtë njohtim më shtynë disa shpifje që i kishte thanë para sa javësh në një të përditshme z.Mark Krasniqi. Jo si një përgjigje atij, se nuk ja vlen.

Me personin në fjalë kam bërë një polemikë moti. Miqt e mijë, opinioni, anëtarësia e gjërë e partisë e dini mendimin dhe bindjen time per ketë person, prandaj edhe nuk dua këtu t`i persëris gjërat apo te shtoj diq, sado qe kam shumë per të shtue. Kurë miqtë e mi dhe të tijë e pyetnin pse ke shkrue keq per Nikën, ai gjithmonë arsyetohej se te tjerët e kanë shty të bënë një gjë të tillë! Po tani, kush e shtyri? Sigurisht, edhe tani e kanë shty të tjerët!

Deri sa mendohej se PSHDK-ja do të rrënohet tërësisht, plaki Mark shuante pa za duke i fërkuar duart në karrike të Parlamentit duke menduar se gjithçka, çka kishte “lanë” prej PSHDK-së, ka përfundue.

Me punën tonë të përbashkët, me përkrahjen e miqve tanë dhe të drejtësisë e kemi shpëtuar PSHDK-në nga shuarja ose shkrirja në PDKI. Tash jemi duke u forcue për ditë e më shumë, kemi hy dhe ne ni pushtet lokal, se shpejti do të arrimë, nëse jo më shumë, që kjo Parti të ketë rëndësinë që kishte në zanafillën e saj. Kjo punë e jona po i shqetëson shumë ata që donin ta rrënonin tërësisht ket parti dhe që duke rrënuar ate kanë përfituar shumë për vete. Ata janë shumë të shqetësuar, por ç’tu bëj unë? Falë Zotit ata tash janë largë, shumë largë kësaj partie, dhe nuk mund ti arrijnë ma qëllimet e veta, kurse sa për lehjet nga largë apo edhe veshë ne veshë e shpifjet fobiste nuk na prishin punë fare. Se bashku, Ne do e ngrisim dhe do e bëjmë PSHDK-në te fortë, do e bejmë parti me interes per ndertimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor të Kosovës. Partia Shqiptare Demokristiane e fortë dhe Kosova me e fortë!

 

shiko publikimin në gazeten online kosova.info:

 

http://kosova.info/2010/02/ne-vend-te-reagimit/