Kryesia e PSHDK më 20 mars 2010, pas propozimeve të një pjese të madhe të Bashkësive të degëve dhe përfaqësuesve të tyre, si dhe shumicës se anëtarëve të Kryesisë qendrore, pasi analizoi ecurinë e përgatitjeve, vendosi që Kuvendi i jashtëzakonshëm i caktuar për datën 27 mars 2010 të shtyhet për kohë të pacaktuar. Kryesia e PSHDK po ashtu vendosi të mos pranojë të angazhohet personi Ton Marku, i cili mbi 9 muaj ka shkëputur veprimin faktik politik në PSHDK, ka rënë ndesh me Programin dhe Statutin e Partisë, ka bërë obstruksione gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit 2009 me ç’rast e ka dëmtuar shumë imazhin dhe të qenët e PSHDK së. Është qëndrim i përgjithshëm i Kryesisë së Partisë që të tillët nuk mund të jenë pjesëmarrës në asnjë organ të Partisë. PSHDK dhe më tutje vazhdon të udhëhiqet nga u.d./ kryetari përkatësisht nënkryetari i parë i saj, Dr. Nikë Gjeloshi. PSHDK i fton të aderojnë në këtë parti të gjithë ata qe i lidhin idetë, pikëpamjet dhe qëllimet e perbashkëta politike te përcaktuara përmes Programit të PSHDK së, kjo rregull vlen edhe për PDKI në. Andaj bëjmë me dije se nuk ka bashkim me PDKI në, si subjekt politik. PDKI mund të shkrihet në PSHDK. Këtë qëndrim duhet ta kenë të qartë dhe ata emisarë të natës, kundërshtarë të PSHDK së dhe si nocion që në zanafillën e saj, të cilët kohëve të fundit janë gjatë natës bërë shumë aktivë në përpjekjet e tyre për ta destabilizuar apo shkrirë PSHDK në një subjekt tjetër; për ta lëvizë nga ideja pse u themelua në vitin 1990, për ta lëvizë nga koncepti politik dhe qëllimi që ka kjo parti që në zanafillën e saj.