Nga konferenca per shtyp e PSHDK-së më daten 11. mars 2010 e mbajtur nga Dr. Nikë Gjeloshi: Rastet e izoluara të mos perdoren për përçarje e ndarje mes shqiptarëve
Don Anton Kqires, priftit të Famullisë së Shen Palit në Detroid të SHBA-ve dhe te tentimit të disa individeve qe ketë rast ta perdorin per të krijuar perqarje e ndarje mes shqiptarëve.
Ne, edhe se e njohim si nje veprimtar të madh të qeshtjës kombëtare zotëri Kqiren, jemi te indinjuar tej mase per mënyrën se si është shprehë ai me ketë rast.
Kundershtarët e personit kanë patur per qellim ta denigrojnë ate por fakti i publikimit të kësaj video deklarate, pas tre viteve, le të kuptohet se persona të caktuar apo grupe, qellim kqija, duan ta perdorin ketë gafë të një personi: një (1) per ti perça shqiptarët në baza fetare dhe
dy (2) per të zhvlerësue kontributin e madh qe kleriket e Kishës katolike kanë dhenë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.
Shkas i reagimit tonë është dhe fakti se disa individ apo grupe të caktuara po vazhdojnë ta perdorin këtë gafë të priftit Kqira, i cili kërkoj falje publike per fjalët e thena në gjendje mllefi qe kanë mundësue keqinterpretimin e porosisë. Aq më teper, individet e tillë, mundohen ti fyejn ndjenjat e katolikëve dhe kanë për qellim nxitjën e urrejtjës nderfeare nder ne, siq ndodhi pardje me mbushjën me postera të “llaskucëve” të qendrës së kryeqytetit, Prishtinës.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), permes mjeteve të informimit publik fton të gjithë qytetarët qe të mos ndikohen nga individë apo grupe keqdashëse për të nxitë urrejtje ndervllazërore.
Eshtë e ditur së armiqët tanë historik kanë ditë ti perdorin gabimet e rastit nepermjet njerzve te ligë qe kanë gjetur nder ne, madje i kan fabrikue dhe vetë rastet, vetem e vetem qe ti vehët zjarri harmonisë sonë nderfetare dhe vëllazërore! Të njejtën gje po mundohen dhe tash: ta shfrytëzojnë ket rast për të na perçarë.
Tendencat për të na perqarë nuk duhet lejuar te mbulohen me plafin e marëdhenjeve të mira në të kaluarën por me veprime konkrete duhet per ta mbrojtur me urti dhe vendosmeri ketë pasuri të trasheguar brez pas brezi. Në ketë kuptim, ftojmë organet e rendit dhe mekanizmat ligjor të shtetit të merren më seriozisht me rastet e tilla, që deshirojnë të na perçajnë e mjerisht duket se po shtohen.
Ne të njejten kohë, ftojmë të gjith qytetarët e Republikës së Kosovës, ta ndjekin shembullin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipezhkëvis së Kosovës, të cilët permes prononcimeve publike shum korrekte u zotuan se rastet e tilla duhet te vihen nen pergjegjësinë personale dhe duhet konsiderue si të izoluara. Njekohësisht apeluan qe rastet e tilla te mos perdoren si shkas per të na prishë harmoninë nderfetare brenda kombit tonë.