PSHDK, me rastin e Festës së Pashkëve, uron:
Ipezhvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergjin popullin e Kosovës dhe Papa Benediktin XVI
Me rastin e Festës së Pashkëve, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka përgëzuar Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergjin, qytetarët e Kosovës dhe
Atin e Shenjtë - Papa Benediktin XVI.
Në mesazh, ndër të tjera, thuhet:
Me rastin e Festës së Pashkëve, Imzot Dodë Gjergjit “I urojmë ketë festë të madhe e të shenjtë te ringjalljës së Jezu Krishtit, ketë ditë te ringjalljës së jetës dhe të mirës mes njerëzve. Qmojmë lart veprën Tuaj baritore per tolerancën, mirëkuptimin dhe dashurinë mes njerëzve; për paqën dhe per vendin tonë të lirë - Kosovën”.
Shqiptarëve të besimit katolikë por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës u shprehim urimet tona të përzemërta për Festën e Pashkëve.
Me këtë rast urime të përzemërta u shprehim dhe KFOR-it, Eulexit, ambasadave dhe përfaqësive te huaja diplomatike, në Republikën e Kosovës.
PSHDK uron dhe Atin e Shenjtë - Papa Benediktin XVI: “Ju lutemi, Shkelqesi pranoni urimet tona dhe të popullit të Republikës së Kosovës për Festën e Madhe të Pashkëve. Kosova, në Ditën e Pashkëve, në ditën e ringjalljes së Jezu Krishtit po ndihet më shumë e ringjallur! Populli i Kosovës me rrespekt kujton mbeshtetjën e Vatikanit per lirinë qe ka dhe pret me padurim njohjën e Shtetit të Kosovës nga Shteti i Vatikanit. Ketë njohje të Shtetit te Kosovës nga Shteti i Vatikanit e don ky popull, e çmon dhe do e rrespekton”, thuhet nder tjera në urimin e PSHDK-së.