PARIMET

PLATFORMA POLITIKE E PSHDK-SË

PSHDK:

  • Parti kombëtare
  • Parti e orientuar drejt vlerave të djathta politike
  • Parti me traditë
  • Lidh të kaluarën me të tashmen- për të ardhmen
  • Rruga më e shpejtë për në Familjen Perëndimore
  • Në epiqendër ka qytetarin

PIKAT ORIENTUESE POLITIKE TË PSHDK-së

  • PSHDK respekton vlerën unike të çdo njeriu;
  • PSHDK për shtet ligjor, demokratik sipas principeve perëndimore;
  • PSHDK për Pavarësinë e Kosovës, për integrim në të gjitha strukturat Euro-Atlantike, për një prezencë të fuqishme aktive të BE-së dhe SHBA-ve;
  • PSHDK për institucione demokratike, funksionale dhe në shërbim të qytetarit;
  • PSHDK për një arsim cilësor, për reforma përmbajtësore sipas principeve të aplikuara në shoqëritë perëndimore, për një rini të prosperuar e në hap me bashkëkohësit;
  • PSHDK për një ekonomi stablile dhe në baza ligjore e institucionale; për privatizim transparent;
  • PSHDK për një gjyqësi të pavarur, të papolitizuar;
  • PSHDK për mirëqenie sociale, përkujdesje për të gjithë në mënyrë të barabartë;
  • PSHDK për një ambient të shëndetshëm;
  • PSHDK për shëndetësi cilësore familjare e nacionale;
  • PSHDK për një rini të arsimuar, të shëndoshë dhe perspektive;
  • PSHDK për një hapësirë urbanistike e planifikim strategjik, për pejsazhe të hapura e fshatra të gjallë;
  • PSHDK për kulturë burimore, në synim të flakjes së antivlerave, psuedovlerave, deformimive;
  • PSHDK- për një TMK të profesionalizuar, në shërbim të qytetarit;
  • PSHDK- për një Shërbim Policor (SHPK) efikas, të profesionalizuar dhe jashtë ndikimeve politike.

PROGRAMI POLITIK

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është parti politike kombëtare e spektrit të djathtë, e cila angazhohet për realizimin e së drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar, përkatësisht për Kosovën shtet sovran, demokratik, me të drejta të barabarta për të gjithë banorët e saj, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, politike dhe regjionale. SHDK përkrah proceset e integrimit të Kosovës në të gjitha strukturat relevante politike, kulturore, ekonomike dhe ushtarake euro-atlantike, si shtet sovran e demokratik, në miqësi të përhershme me SHBA-të. PSHDK kundërshton çdo tentim për ndarje territoriale të Kosovës me prapavijë etnike apo politike.PSHDK angazhohet që pakicat në Kosovë të gëzojnë të drejtat e tyre, por njëkohësisht që edhe ata të jenë të gatshëm të marrin pjesë dhe përgjegjësi për proceset politike.

ORIENTIMI POLITIK I PSHDK-së

PSHDK angazhohet për ndërtimin e institucioneve të mirëfillta demokratike, në shërbim të interesave të qytetarit, duke synuar një shoqëri demokratike, tolerante e efikase. PSHDK angazhohet që pushteti i ardhshëm të punojë vazhdimisht për decentralizimin e pushtetit qendror, bartjen e pushtetit tek komunat, si një mënyrë funksionale për ndarjen dhe marrjen e përgjegjësive. PSHDK angazhohet që pushteti qendror, në të gjitha nivelet të jetë sa më profesional, duke përfshirë kuadro profesioniste; ngritjen e kapaciteteve qeverisëse, avansimin e shoqërisë civile, ndërtimin e një infrastrukture ligjore sipas standarteve të BE-së dhe SHBA-ve. Në këtë kontekst një ndër prioritetet do të jetë thellimi i mëtejmë i proceseve demokratike në skenën politike për kultivimin e dialogut civil.

PSHDK

PSHDK është parti me orientim drejt vlerave të demokracive perëndimore. Vizioni shoqëror i orientimit drejt këtyre vlerave, mund të përshkruhet kështu: 

  • Kuptimi i vlerës univerzale njerëzore;
  • Nevoja e përkujdesjes për të gjitha shtresat e shoqërise në mënyrë të barabartë;
  • Puna-parimi i vlerës së njeriut.

FAMILJA- BASHKËSIA MË E RËNDËSISHME

Familja si bashkësi e mirëfilltë shoqërore është fundamentale për demokristianët. Pikërisht në familje të vogla ne po ndërtojmë shoqërinë. 

MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

PSHDK anagzhohet që procesi i pavarësisë së Kosovës të realizohet sa më pare dhe së bashku me pavarësinë të bëhet edhe integrimi i Kosovës në strukturat e familjeve perëndimore, Bashkimit Unionit dhe SHBA-ve. PSHDK si anëtare e ardhshme grupit të partive të Internacionalës Demokristiane me seli në Madrid dhe së shpejti edhe anëtare e partive popullore Demokristiane të Evropës synon që në bashëkpunim të drejtpërdrejt, bilateral dhe multilateral, ku veprojnë këto parti, të kërkojë mbështetjën për njohjen formale të Pavarësis së Kosovës dhe integrimin e saj në NATO, BE.

ARSIMIMI NË KOSOVË

PSHDK angazhohet për procesin e reformimit rrënjësor të sistemit të tanishëm të arsimit, sipas praktikave të sistemeve bashëkohore. Në këtë kuadër angazhohet që procesi i reformave në Kosovë të jetë sa më përmabajtësor, plotësisht kompaktibil më sistemet bashkëkohore të arsimit.    PSHDK angazhohet që në mënyrë permanente të kujdesemi për ngritjen e kapaciteteve profesionale të kuadrit arsimor dhe avancimin e kuadrit të tanishëm.

ZHVILLIMI EKONOMIK

PSHDK angazhohet për një bazë të shëndoshë institucionale e ligjore për një ekonomi tregu, përmisimin sistematik të stabilitetit politik dhe gjendjës së sigurisë, mbrojtjën e konkurencës lojale, duke reduktuar evazionin fiskal dhe intensifikimin e masave sistematike kundër korrupsionit, si parakushte për një stabilitet ekonomik. PSHDK do të angazhohet në stimulimin e farmerëve të vegjël dhe të mesëm në sigurimin e tregut të punës dhe të shitjes së produkteve të tyre, lirimin nga tatimet dhe mbrojten nga konkurence jolojale.PSHDK angazhohet që privatizimin ta bëjë Qeveria e Kosovës, e jo AKM-ja.

FINANCAT

PSHDK angazhohet për një buxhet të ekuilibruar; për një mbledhje efikase të të hyrave buxhetore, realizimin efikas dhe transparent të projekteve që financohen nga buxheti. 

GJYQËSIA

PSHDK konsideron se fusha e gjyqësisë është më rëndësi jetike për të tashmën dhe të ardhmën e Kosovës. Prandaj angazhohet për një sistem gjyqësor të pavarur, të pa ndikuar nga politika dhe ekonomia, duke synuar më këmbëngulësi për një sistem gjyqësor transparent, në favor të së drejtës. 

SHËNDETËSIA DHE ÇËSHTJET SOCIALE

PSHDK angazhohet për më shumë në investime në shëndetësi si dhe për ngritjen e infrasktrukturës shendetësore dhe avancimin e të gjitha kapaciteteve që qojnë drejtë ngritjës së cilësisë së afrimit të ndihmave mjeksore, si në mjeksinë primare, ashtu edhe në atë sekundare e terciare. 

KULTURA, RINIA DHE SPORTI

*PSHDK angazhohet për flakjen e pseudokulturave që kanë përfshirë në përmasa të mëdha kulturën shqiptare. Në këtë aspekt PSHDK-ja angazhohet për investime më të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për një kulturë autoktone, për promovimin e kulturës sonë në arenën ndërkomëbtare.

*PSHDK një vëmendje të posaçme i kushton të rinjëve, si shansi më i mirë që duhet shfrytëzuar për të ardhmën e Kosovës. PSHDK angazhohet për miratimin e Ligjit mbi Fuqizimin e Rinisë, Planit Kosovar të Veprimit për Rini (KYAP) si dhe në përkrahjen e aktiviteteve rinore të organizuara nga organizatat e shoqërisë civile. *PSHDK angazhohet për profesionalizimin e sportit tone, avancimin në arenën ndërkombëtare, përmes zbatimit të ligjit mbi sportin. 

PLANIFIKIMI HAPSINOR

PSHDK angazhohet në përmirësimin e sistemit të tërësishëm të hapësirës urbanistike, eliminimin e kaosit urbanistik dhe rrënimin e të gjitha ndërtimeve pa leje duke zbatuar ligjin mbi planifikimin hapsinor. 

PSHDK angazhohet për definimin e një strategjie për planifikimin urbanistik, atij rural dhe në zonat informale.