Neni 1
Kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) është organ ekzekutiv - politik me i lartë i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës i cili vepron në mes të dy Kuvendeve të PSHDK-së.
Kryesia e PSHDK-se ka 21 anëtarë.
Neni 2
Kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës
Neni 3
Kryesia e PSHDK-së punon në mbledhje.
Mbledhjet e Kryesisë mund të jenë të hapura dhe të mbyllura, për të cilën përcaktohet Kryesia.
Në mbledhjet e Kryesisë se PSHDK-së marrin pjesë anëtaret e Kryesisë se PSHDK-së, procesmbajtësi dhe zëdhenësi i PSHDK-së (përfaqsuesi i Këshillit për informim) e sipas nevojës edhe Kryetarët e BD të PSHDK-së, si edhe anëtarë të Këshillave të PSHDK-së.
Sipas nevojes dhe vlersimit të Kryesisë në mbledhje mund të thirren edhe aktivistë, persona tjerë qe veprojnë në PSHDK, brënda dhe jashtë Republikës se Kosovës.
Neni 4
Përgaditja dhe konvokimi i mbledhjës së Kryesisë
4.1 Përpilimi dhe propozimi i rendit të ditës,
4.2 Perpilimi i Procesverbalit,
4.3 Njoftimi më kohë për mbledhje, duke ia bashkangjitur:
a) Ftesën me pikat e rëndit të dites,
b) Ekstraktin e Procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe
c) Përfundimet, Konkluzionet apo vendimet e marra në mbledhjën paraprake.
Neni 5
Propozimin e rendit të ditës për mbledhjën e Kyesisë e perpilon Kryetari i PSHDK-së në bashkëpunim më nenkryetarët dhe sekretarin e Partisë, ndërsa miratohet me pajtimin e shumicës së anëtarëve të Kryesisë të pranishem në mbledhje.
Rendi i ditës mund të ketë dhe pikë të propozuara nga anëtaret e Kryesisë, varësisht nga rendësia, per të cilën gjë vendosë Kryesia.
Neni 6
Pas propozimit të rendit të ditës dhe me ndonjë pikë qe është propozuar, si në nenin katër (4), pikat e rendi të ditës qitën në votim dhe pasi votohën me shumicën e anëtarëve të kryesisë të pranishem mund të fillohet mbledhja.
Neni 7
Në rend të ditës se çdo mledhje të Kryesisë, shqyrtohet dhe miratohet Ekstrakti nga Procesverbali i mbledhjes se mëparshme të Kryesisë.
Neni 8
Thirrja e Mbledhjës së Kryesisë.
Mbledhjën e Kryesisë se PSHDK-së e therret dhe e kryeson kryetari i PSHDK-së; në munges të tij e zëvendëson nënkryetari i parë, e në munges edhe të këtij njeri nga nënkryetarët sipas rradhës, Sekretari i Partisë apo njeri nga anëtarët e Kryesisë së Partisë.
Neni 9
Mbledhjet e Kryesisë se PSHDK-së mbahën njëherë në javë apo me propozimin e Kryetarit, në marrëveshje me shumicën e anëtarëve të Kryesisë, një herë në dy javë.
Neni 10
Thirrja e mbledhjës se Kryesisë mund të bëhët edhe në mënyra tjera, dhe në afate me të shpeshta, poqese këtë e këkon nevoja.
Neni 11
Të drejtat dhe detyrat e Kryetarit të PSHDK-së.
Kryetari i PSHDK-së konstaton egzistimin e Kuorumit për mbajtjën e mbledhjës se Kryesisë.
Neni 12
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të Kryesisë
Anëtari i Kyresisë ka të drejtë dhe detyrë të merr pjesë në mbledhje dhe aktivisht të merr pjesë në punën e Kryesisë.
Në rastet e pengesës për të marrë pjesë në mbledhje, anëtari i Kryesisë është i detyruar qe me parë të njohton Kryetarin e ne mungesë të tij njërin nga Nënkryetarët, ose Sekretarin e PSHDK-së e më von duhet ta arësyeton mungesen e tijë.
Neni 13
Secili anëtar i Kryesisë ka të drejtë në mbledhje të paraqet propozimin për marrjën e vendimit, përfundimit, konkludimit dhe qendrimit nga kompetenca e anëtarit të Kryesisë.
Neni 14
Anëtari i Kryesisë perkujtohet gojarisht ne mbledhje të Kryesisë për mungesë dy herë rresht në mbledhje, brenda një muaji, apo per mungesa të pa arsyeshme nga mbledhjet e Kryesisë për 50%, brenda tre muajve.
Në rast të mungesës se vazhdueshme të anëtarit të Kryesisë ne mbledhjet e Kryesisë, per gjashtë muaj rresht, konsiderohet se ai anëtar i Kryesisë është vetëlarguar nga Kryesia e PSHDK-së dhe ne vend të tij Kryesia bënë kooptimin e anëtarit të ri, sipas propozimit të kryesisë së BD të PSHDK-së nga ajo Komunë qe ai vjen, apo sipas vlerësimit të Kryesisë nese nuk ka propozim nga kryesia e BD të asaj komune.
Neni 15
Në rast se në mbledhje të Kryesisë nuk marrin pjesë numer i mjaftushem i anëtarëve të Kryesisë mbledhja shtyhet duke caktuar datën, kohën dhe njoftimin në formën e shkruar, permes telefonit apo në formën elektronike.
Anëtaret qe kanë munguar njohtohën për shtyrjën e mbledhjës dhe për caktimin e mbledhjës se radhës.
Neni 16
Çdo anëtar i Kryesisë ka të drejtë të bëjë vërejtje në Ekstrakt të procesverbalit.
Vërejtjet e bazuara dhe të paraqitura në mbledhje vendosën menjëherë.
Vërejtjet e parashtruara dhe të miratuara shenohën në procesverbal të mbledhjes vijuese të Kryesisë.
Nëse nuk ka vërejtje në eksatrakt të procesverbalit të mbledhjës se kaluar kryesuesi konstaton se ekstrakti i procesverbalit është i miratuar.
Neni 17
Në mbledhje askush nuk mund të diskuton para se ta merrë fjalën nga kryesuesi.
Pjesëmarrësi në mbledhje mund të folë - diskuton vetem për çeshtje të cilat janë në rend të ditës.
Pjesëmarrësi në mbledhje nuk mund të folë me shum se dy herë për të njëjtën pikë të rendit të ditës.
Neni 18
Çdo propozim qe jepet gjatë diskutimit për ndonë vendim, konkluzion etj., duhet të arsyetohet dhe pastaj të votohet për te.
Neni 19
Kryesuesi e jep fjalen për diskutim sipas rradhës se paraqitur për diskutim.
Diskutuesi i cili shkelë ketë Rregullore, si: shkel rendin e ditës, apo paraqet pasakt të dhëna të cilat mund të sjellin deri të mosmarrëveshja, i terhiqet vërejtja dhe në rast se nuk tërhiqet nga diskutimi apo fjala, kryesuesi e largon nga mbledhja me vendim.
Neni 20
Vendimet në mbledhje merren me shumicën e votave nga anëtarët e Kryesisë qe janë të pranishëm në mbledhje.
Votimi, sipas rregullit, bëhët publikisht përveq në rastet kur me Statut është caktuar qe votimi të bëhët në mënyrë të msheft, apo kur Kryesia vendosë qe votimi të bëhet në menyrë të msheft.
Kryesuesi konstaton rrezultatin e votimit dhe shpalljën e vendimit.
Neni 21
Kryesia në punën e vet merr vendim dhe nxjerrë konkluzione e akte tjera në pajtim me Statutin.
Aktet e Kryesisë jan të obliguara për anëtaresinë e PSHDK-së.
Aktet qe miratohen i nënshkruan kryesuesi i mbledhjës.
Neni 22
Kryesia e PSHDK-së mund të vendosë qe mbledhja të ndërprehet në qoftëse gjatë ditës nuk mund të zgjidhen të gjitha qeshtjet e rendit të ditës, apo për ndonjë shkak tjeter, të arsyeshem. Ne këtë rast, menjëherë duhet të caktohet koha (data, dita, ora) se kurë do të vazhdoi mbledhja e nderprerë.
Neni 23
Për shkak të shkeljes se rendit të ditës në mbledhjen e Kryesisë, ndaj përsonave qe marrin pjesë në mbledhje, sipas dispozitave të kësajë rregulloreje, shqiptohen këto masa,
23.1 Verejtja me gojë,
23.2 Verejtja në procesverbal,
23.3 Marrja e fjalës ,
23.4 Largimi nga mbledhja.
Masat e theksuara i shqipton kryesuesi i mbledhjes.
Vendimi mbi largimin nga mbledhja i shqiptohet për shkak të fyerjes, cenimit gjatë kryerjës se detyrave në cilësi të anëtarit të Kryesisë dhe pengimit të qartë të punes se mbledhjës. Kjo masë e shqiptuar vlen vetem për atë mbledhje kur theksohet masa.
Neni 24
Në mbledhjën e Kryesisë mbahet Procesverbali
Në procerverbal shënohen:
24.1 Vendi, data, koha e mbajtjës se mbledhjës,
24.2 Emri i kryesuesit të mbledhjës,
24.3 Emri i pjesëmarrësve te anëtarëve të Kryesisë dhe emri i atyre qe mungojnë.
24.4 Konstatimi i Kryesuesit për ekzistimin e kuorumit,
24.5 Propozimi dhe miratimi i rendit të ditës,
24.6 Emri i diskutuesve dhe veqanarisht propozimi i tyre,
24.7 Marrja e konkluzave për çeshtjet qe diskutohen në mbledhje,
24.8 Theksimi i orës kur është kryer apo është ndërprerë mbledhja,
24.9 Caktimi i datës, kohës dhe orës për vazhdimin e mbledhjës sipas pikave të mbetura të rëndit të dites,
24.10 Nënshkrimi i procesverbalit nga procesmbajtësi.
Neni 25
Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë.
Neni 26
Kjo Rregullore është aprovuar në mbledhjën e Kryesisë se PSHDK-së, mbajtur me datën 24 korrik 2009.