Neni 1
Për kryerjen e punëve nga sferat e ndryshme nga Programi i Partisë, formohen këshillat përkatëse të Kryesisë.
Neni 2
Këshillat formohen në harmoni me Statutin e Partisë, kurse fushëveprimi dhe puna e tyre përcaktohen më këtë rregullore. Me vendim të posaqëm të Kryesisë mund të formohen këshillat e përkohëshëm. Me vendimin e këtillë caktohet edhe fushëveprimi, kompetencat dhe përbërja e tyre.
Neni 3
Këshillat përbëhen nga Kryetari i Këshillit dhe së paku 5 anëtarë. Kryetari i Këshillit zgjedhet nga anëtarët e Kryesisë dhe emrohet me vendimin e Kryesisë së PSHDK-së. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit zgjedhen për dy vjet.
Neni 4
Kryetari i Këshillit organizon dhe udhëheq punën e Këshillit. Kryetari i Këshillit jep inisiativën për shqyrtimin e çështjeve nga fushëveprimi i këshillit, kujdeset për informimin e anëtarve të Këshillit, për problemet nga lëmi i caktuar, përgadit dhe thrret mbledhjet, propozon rendin e ditës dhe kryeson mbledhjen e Këshillit, kujdeset për zbatimin e konkluzioneve nga mbledhja e Këshillit dhe kryen punë të tjera të caktuara me Rregullore dhe me vendime të Krysesisë dhe të Kuvendit të PSHDK-së. Në rast të të penguarit ose të mungesës së Kryetarit, atë e zëvendëson anëtari i Këshillit, të cilin e cakton Këshilli.
Neni 5
Mbledhjen e Këshillit e thrret, Kryetari sipas inisiativës së vet apo në bazë të konkluzionit të këshillit, kurse e ka për detyrë të thrret mbledhjen, në qoftëse këtë e kërkon Kryetari i Kresisë së PSHDK-së, ose ½ e anëtarëve të Këshillit, duke theksuar çështjet që duhet të vihen në rendin e ditës së mbledhjes. Në qoftëse kryetari i Këshillit nuk e thrret mbledhjen e Këshillit, kur këtë e ka për detyrë, mbledhjen e thrret Kryesia e PSHDK-së.
Neni 6
Rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit e propozon Kryetari i Këshillit. Thirrjen për mbledhje me propozimin e rendit të ditës dhe me materialet përkatëse, kryetari ua dërgon anëtarëve të Këshillit, sipas rregullit, tri ditë para ditës mbajtjes së mbledhjes së Këshillit. Në raste urgjente ose të jashtëzakonshme, kryetari i Këshillit në vet mbledhjen e Këshillit mund të propozoj që çështja e caktuar të vihet në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit si dhe që mbledhja e Këshillit të thirret në afat më të shkurtër dhe rendi i ditës të caktohet në vet mbledhjen e Këshillit.
Neni 7
Këshilli mund të vendos (të punoj), nëse në mbledhje merr pjesë shumica e anëtarëve të Këshillit, kurse vendimet merren me shumicën e votave të anëtarëve të pranshëm.
Neni 8
Këshilli hap shqyrtimin e çështjes sipas inisiativës së vet dhe sipas nevojës së paraqitur dhe mund t’i paraqes Kryesisë së PSHDK-së informatën apo raportin kidhur me çështjen e caktuar.
Neni 9
Këshillat sipas nevojës mund të mbajnë edhe mbledhje të përbashkët.
Neni 10
Pas shqyrtimit të çështjeve Këshilli, poqëse vlerëson, apo me kërkesën e Kryesisë së PSHDK-së, asaj i paraqet informatë apo raport me shkrim. Informata, gjegjësisht raporti përmban mendimin mbi çështjet e shqyrtuara, si dhe qëndrimet, rrespektivisht menimet e Këshillit. Në raport, gjegjësisht informatë, mund të shënohen edhe mendimet e ndara me kërkesën e ndonjë anëtari.
Neni 11
Anëtarët e këshillave janë ekspert të dalluar nga fushat e caktuara. Këshilli sipas nevojës mund të formoj grupe punuese, profesionale për shqyrtimin dhe analizimin e çështjeve të caktuara.
Neni 12
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës i ka këto Këshilla:
Neni 13
Këshilli për çështje juridike dhe statutare shqyrton dhe analizon çështjet nga lëmi i sistemit juridik dhe kujdeset për harmonizimin e tyre me aktet e Kryesisë dhe të Kuvendit të PSHDK-së.
Neni 14
Këshilli për çëshjte ekonomiko-finansiare shqyrton dhe analizon çëshjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë ekonomiko-finansiare të Partisë dhe çështjet të tjera nga kjo fushë.
Neni 15
Këshilli për mbrojtje dhe siguri shqyrton dhe anmbrojtje dhe siguri shqyrton dhe analizon çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Neni 16
Këshilli për arsim shkencë dhe kulturë shqyrton problematikën nga këta lëmenjë dhe merr masa dhe propozon mënyrën e zgjidhjes së problematikës nga kjo fushë.
Neni 17
Këshilli për çëshjte shëndetësore dhe politikë sociale shqyrton dhe analizon çështjet aktuale nga lëmi i shëndetësisë dhe i politikës sociale, si dhe propozon masa konkrete për zhvillimin e mëtejmë të atyre marrëdhënjeve.
Neni 18
Këshilli për çështje politike, zhvillimore dhe të kuadrore shqyrton dhe analizon çëshjet aktuale, politike në momentet e caktuara dhe e zbaton politikën e caktuar të Partisë nga kjo sferë, si dhe propozon masa konkrete për zhvillimin e mëtemë të atyre çështjeve.
Neni 19
Këshilli për çështje të ndërtimit dhe infrastrukturës, shqyrton dhe analizon çëshjet që kanë të bëjnë me veprimtarin e ndërtimit dhe të infrastrukturës dhe çështjeve të tjera nga kjo fushë.
Neni 20
Këshilli për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe çështjet ekologjike shqyrton dhe analizon gjendjen nga lëmi i mbrojtes së mjedisit jetësor dhe propozon masa konkrete për përmirësimin e tij.
Neni 21
Këshilli për çështjet e zhvillimit bujqësor dhe agroteknike, shqyrton dhe analizon çështjet nga lëmi i veprimtarisë bujqësore dhe agroteknike që duhet të zbatohen tek ne.
Neni 22
Këshilli për informim dhe propagandë kujdeset për ndërtimin dhe përparimin e informimit si dhe për çështje të tjera me interes nga kjo fushë.
Neni 23
Këshilli për emigracion dhe refugjatë shqyrton dhe analizon çështjet aktuale të politikës së emigracionit dhe refugjatëve dhe zbaton politikën e caktuar të Partisë nga kjo sferë si dhe propozon masa konkrete për zgjedhjen e çështjeve nga kjo fushë.
Neni 24
Këshilli për marrëdhënje me jashtë shqyrton dhe analizon çështjet e politikës së jashtme e të marrëdhënjeve ndërkombëtrae të Partisë dhe i propozon Kryesisë dhe Kuvendit të PSHDK-së masat e nevojshme në këtë fushë.
Neni 25
Këshilli për sport dhe rekreacion shqyrton dhe analizon punën në këto sfera dhe jep inisiativa për avansimin e kulturës sportive ndër ne si dhe kujdeset për inkuadrimin më të gjerë të të rinjëve në aktivitetet dhe rekreative tek ne. Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e aprovimit të saj nga ana e Kryesisë së PSHDK-së.
Prishtinë, më 23.06.2004