STATUTI I PARTISË SHQIPTARE DEMOKRISTIANE TË KOSOVËS
Neni 1
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës është parti politike kombëtare e qendrës se djethtë, e themeluar me qëllim që të realizojë synimet dhe detyrat sipas Programit dhe Statutit të saj.
Neni 2
Emri i Partisë është Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (në tekstin e mëtejmë PSHDK), e themeluar më 4 nëntor 1990 në Gjakovë. Selia e PSHDK-së është e vendosur në kryeqytetin e Republikës se Kosovës, në Prishtinë. Me këtë emër nuk mund të formohet e as të paraqitet asnjë parti ose organizatë tjetër përveç kësaj. PSHDK-ja është e regjistruar fillimisht në Regjistrin e partive politike të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Kosovës me numër rendor protokolar 001/92, datë 2 maj 1992 dhe e konfirmuar në Regjistrin e OSB-s (OSCE-s) në Prishtinë, me datë 21 gusht 2000 me numër rendor protokolar 100-0800 e në bazë të Rregullorës 2000/16.
Neni 3
PSHDK është parti me orientim evroperëndimor, programi i së cilës bazohet në ruajtjën e traditës, identitetit dhe vlerave të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar.
PSHDK i miraton dhe zbaton standardet evropiane dhe ardhmërinë e Kosovës e sheh në integrimin e Evropës demokratike.
Neni 4
PSHDK vepron në territorin e Kosovës.
PSHDK vepron edhe jashtë shtetit, në pajtim me Rregullorën, të cilën Kryesia e PSHDK-së ia propozon për miratim Këshilli Qendror të PSHDK-së.
Neni 5
PSHDK-në e përfaqëson kryetari i saj dhe personat e autorizuar nga kryetari.
Neni 6
PSHDK-ja ka vulën, stemën dhe flamurin e vet.
Stema dhe flamuri kanë formën e hapësirës katërkëndëshe me sfond të kaltërt, në qendër të së cilës është simboli kombëtar, shqiponja dykrerëshe me krah të hapur, ngjyrë të zezë, në fushë të kuqe, e rrethuar me 12 yjë pesëkëndësh ngjyrë të verdhë, sipas numrit të anëtarëve të Unionit Evropian në vitin e themelimit të PSHDK-së, në katër këndet e simbolit të së cilës janë inicialet e emrit të Partisë, duke filluar në drejtim të akrepave prej orës 9.
PSHDK-ja ka xhirollogarinë e vet.
Neni 7
PSHDK-ja bashkëpunon me partitë që veprojnë aktivisht në Republikën e Kosovës.
PSHDK mund të hynë në koalicion me ato parti të cilat kanë program për ndërtimin dhe zhvillimin demokratik të shtetit të Kosovës.
PSHDK-ja do të bashkëpunojë me Unionin Demokristian Evropian, me Internacionalen Botërore Demokristiane dhe me asociacionet tjera politike dhe parlamentare demokratike ndërkombëtare.
Neni 8
Anëtar i PSHDK-së mund të jetë çdo qytetar-individ që ka mbushur 18 vjet, i cili deklaron se i pranon qëllimet dhe detyrat që rrjedhin nga Programi dhe Statuti i PSHDK-së, respektivisht 16 vjet për t’u anëtarësuar në degët e Forumit të Rinisë Shqiptare Demokristiane.
Anëtari i PSHDK-së i cili posedon librezën e Partisë duhet të paguaj anëtarësinë.
Pamjen dhe përmbajtjen e librezës dhe shumën vjetore të pagesës së anëtaresisë e përcakton Këshilli Qendror me propozim të Kryesisë të PSHDK-së.
Anëtarit të PSHDK-së i ndërpritet anëtarësimi në Parti pas deklaratës së tij me shkrim ose me gojë se nuk dëshiron të jetë mëtej anëtar i saj.
Anëtari largohet nga Partia për shkak të qëndrimit ose veprimit të tij kundërprogramor e kundërstatutar, si dhe kundër vendimeve e qëndrimeve të Kryesisë së PSHDK-së.
Masën ndëshkimore e paraqet kryetari i PSHDK-së në Kryesi apo edhe Kryesia në konsultim me Kryesinë e Bashkësisë së Degëve. Vendimi merret me shumicën e votave në mbledhje të Kryesisë kur ka kuorum.
Ankesa ndaj kësaj mase i drejtohet Kuvendit të PSHDK-së përmes sekretarit të Kryesisë në afat prej 30 ditësh prej datës së marrjes së vendimit përkatës.
Neni 9
ORGANIZIMI I PARTISË
Organet e PSHDK-së janë: Kuvendi, kryetari i Partisë, Kryesia, Këshilli Qendror, Kryesia e bashkësisë së degëve, degët dhe këshillat e Partisë.
Neni 10
KUVENDI I PSHDK-së
Kuvendi i PSHDK-së, si organ më i lartë i Partisë, ka këto kompetenca:
Kryetari i PSHDK-së i propozon Kuvendit anëtarët e Kryesisë duke marrë parasysh edhe propozimet e Bashkësive të degëve.
Kryesinë, prej më shumë kandidatëve se sa zgjedhën, e zgjedhë Kuvendi me vota të fshehta ose me aklamacion, si të deklarohet Kuvendi.
Për anëtar të Kryesisë mund të propozohet çdo anëtar i Partisë që jeton dhe vepron në Kosovë. Kryetarët e Bashkësive të Degëve të PSHDK-së në diasporë mund të jenë anëtarë të Kryesisë së PSHDK-së, kurse mungesa e tyre në mbledhjet e Kryesisë nuk llogaritet në kuorum, njëherit edhe janë drejtëpërdrejt delegatë të Kuvendit të PSHDK-së.
Kuvendi i PSHDK-së merr vendim për regjistrimin, çregjistrimin, bashkimin ose fuzionimin e PSHDK me ndonjë parti tjetër politike shqiptare në Kosovë, si edhe për shuarjen me votimin e ¾ të delegatëve të Kuvendit të PSHDK-së.
Kuvendi shqyrton dhe miraton Raportin e Punës, Programin financiar dhe Llogarinë përfundimtare të PSHDK-së.
Kuvendi shqyrton dhe merr vendime përkatëse lidhur me ankesat e anëtarëve ndaj të cilëve janë shqiptuar masa ndëshkimore.
Kuvendi merr edhe vendime të tjera sipas Rregullorës për punën e Kuvendit.
Neni 11
Mbledhjen e punës së Kuvendit, të Kuvendit të rregullt zgjedhor dhe të Kuvendit të jashtëzakonshëm e thërret kryetari, ose Kryesia apo edhe Këshilli Qendror i PSHDK-së.
Kryetari, ose Kryesia, apo Këshilli Qendror e thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm dhe në bazë të kërkesës të arsyetuar me shkrim dhe të nënshkruar nga më së paku 1/3 (një e treta) e delegatëve të Kuvendit të PSHDK-së, të cilët e nënshkruajnë kërkesën e tyre.
Mbledhjen e Kuvendit të PSHDK-së e udhëheqë kryetari i Partisë, e në mungesë të tij e udhëheqë njëri nga nënkryetarët, sekretari, apo personi të cilin e cakton kryetari i Kryesisë së PSHDK-së.
Kuvendi mban mbledhje të rregullta parimisht një herë në vit, kurse mbledhjen e Kuvendit zgjedhore në çdo 4 vjet.
Në rast nevoje mund të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm.
Kandidatët për deputet të Parlamentit të Kosovës i propozon Kryesia e Partisë duke marrë parasysh propozimet që vijnë nga Bashkësitë e Degëve dhe të Këshilli Qendror të PSHDK-së, ndërsa kandidatët për Kuvendet Komunale i zgjedhin Bashkësitë e degëve në komunat përkatëse në konsultim me Kryesinë Qendrore.
Neni 12
Kuvendin e PSHDK-së e përbëjnë delegatët e zgjedhur në kuvendet e Bashkësive të degëve në Kosovë dhe diasporë me mandat katërvjeçar dhe anëtarët e Kryesisë së PSHDK-së me mundësi të rizgjedhjes.
Numrin e delegatëve e cakton Kryesia e PSHDK-së, që ia propozon Këshillit Qendror dhe pas konsultimeve të arritura Kryesia e përgatit materialin zyrtar të kompletuar për Kuvendin e PSHDK-së.
Delegatët për Kuvend propozohen nga degët e PSHDK-së, të cilët Kryesitë e Bashkësisë së Degëve, konform numrit të përgjithshëm të delegatëve, i zgjedhin kandidatët e vet dhe ia propozojnë Kryesisë Qendrore për Kuvend.
Ky rregull vlen edhe për Bshkësitë e Degëve në diasporë.
Kriteret për zgjedhjen e delegatëve për Kuvendin e PSHDK-së i përcakton Kryesia e PSHDK-së me vendim të posaçëm, parimisht në bazë të numrit të degëve në komunë, por para se gjithash, duke respektuar parimin territorial.
Neni 13
Detyrat e Kuvendit të PSHDK-së:
Kuvendi i PSHDK-së punon në mënyrë të plotfuqishme nëse ka kuorum gjysmën plus 1 delegatë, nga numri i delegatëve të zgjedhur.
Vendimet në Kuvend merren me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm në Kuvend.
Kryetarin e PSHDK-së e zgjedhë dhe e shkarkon Kuvendi i PSHDK-së.
Kandidati apo kandidatët për kryetar të PSHDK-së, është-janë i-të obliguar që 30 ditë para mbajtjes së Kuvendit, të paraqesinë kandidaturën për kryetar të PSHDK-së në formën e shkruar në Kryesinë e BD-PSHDK-së, bashkangjitur edhe Programin (planin dinamik) të punës të specifikuar me afate kohore gjatë mandatit katër vjeçar, e cila Kryesi e BD-PSHDK-së, ia propozon Kryesisë Qendrore për Kuvend zgjedhor të PSHDK-së.
Kandidati apo kandidatët e propozuar për kryetar të PSHDK-së, si më lartë, janë të obliguar, që para fillimit të votimit, t’i paraqiten Kuvendit të PSHDK-së.
Kryetari i PSHDK-së zgjedhet nëse ka marrë më shumë se 50% të votave nga delegatët e pranishëm në Kuvend.
Nëse në rrethin-raundin e parë nuk e fiton shumicën e duhur të votave, atëherë dy kandidatët të cilët kanë marrë numrin ma të madh të votave, hyjnë në votim në rrethin e dytë dhe kandidati i cili fiton shumicën e numrit të votave, zgjedhet.
Kryetari zgjedhet me mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhje.
Kuvendi i zgjedhë dhe e cakton numrin e anëtarëve të Kryesisë së PSHDK-së.
Kryesia e PSHDK-së përbëhet nga 21 anëtarë, sipas këtij Statuti.
Kryesia zgjedhet me mandat katër vjeçar me të drejt rizgjedhje.
Neni 14
KRYESIA E PSHDK-së
Kryesia e PSHDK-së është organi më i lartë ekzekutiv i PSHDK-së, e cila vepron mes dy kuvendeve zgjedhore. Kryesia e cakton numrin e anëtarëve të nënkryetarëve.
Kryesia, me propozimin e kryetarit, zgjedhë nga radhët e veta 2-3 nënkryetarët e rradhës, sekretarin, zëdhënësin dhe arkëtarin, me vota të fshehta, ose me aklamacion.
Zëdhënësi dhe arkëtari marrin pjesë në mbledhjet e Kryesisë por pa të drejt vote.
Në punën e Kryesisë, sipas nevojës, mund t marrin pjesë edhe persona të tjerë, të cilët janë anëtarë të partisë, por pa të drejtë vote.
Mbledhjet e Kryesisë mund të mbahen nëse është e pranishme shumica e anëtarëve të Kryesisë, kurse vendimet e Kryesisë miratohen me shumicen e votave të anëtarëve prezent, nëse me këtë Statut nuk është përcaktuar ndryshe.
Kryesia zbaton vendimet e Kuvendit, shqyrton dhe vendos mbi çështjet themelore politike, përpos ato të fushëveprimit të Kuvendit dhe të Këshillit Qendror, të përcaktuara me këtë Statut.
Kryesia i propozon Këshillit Qendror për vendimet mbi çështjet themelore të PSHDK-së.
Kryesia i propozon Këshillit Qendror strategjinë parazgjedhore të Partisë.
Kryesia i propozon Këshillit Qendror strategjinë në raste të kooalicioneve të mundshme para dhe pas zgjedhore.
Kryesia, me propozim të kryetarit, emron dhe shkarkon: zëdhënësinë dhe arkëtarin e PSHDK-së.
Nga radhët e veta Kryesia zgjedhë këshillat profesionale dhe kryetarët e tyre.
Kryetarët e këshillave i propozojnë anëtarët e këshillave të cilët i zgjedh Kryesia.
Kryesia së paku një herë në muaj takohet me kryetarët e bashkësive të degëve.
Kryetari me Kryesinë, koordinon punën e Këshillit Qendror dhe së paku një herë në çdo gjashtë muaj thërret mbledhje. Në mbledhje është e obligueshme pjesëmarrëja e Kryesisë.
Kryetari përcakton, udhëheqë dhe koordinon aktivitetin e të gjitha niveleve partiake në zbatimin e qendrimeve dhe aktiviteteve partiake konform këtij Statuti.
Shqyrton dhe vendos për punët e përditëshme dhe udhëheq afarizmin materialo-financiar të partisë.
Kryesia e PSHDK-së vepron sipas Rregullorës të cilën vetë e miraton, por gjithmonë konform Statutit të Partisë.
Kryesia harton raportin e punës dhe ia propozon Këshillit Qendror një muaj përpara mbajtjes së Kuvendit të PSHDK-së, që mandej të jetë tërësisht i përpunuar dhe i detajuar për t’ia paraqitur Kuvendit të Partisë.
Kryetari së bashku me Kryesinë përgatit Kuvendin e PSHDK-së.
Në raste të jashtëzakonshme Kryesia kryen punët përgatitore për mbajtjen e Kuvendit, për të cilat e njofton Kuvendin në seancën e jashtëzokonshme, konform nenit 15 të këtij Statuti
Vendimet e Kryesisë merren me deklarimin pozitiv të shumicës së anëtarëve të pranishëm në mbledhje.
Vendimet merren me aklamacion ose me vota të fshehta.
Mandati i anëtarëve të Kryesisë zgjatë 4 vjet, me mundësi të rizgjedhjes.
Kryetari i Forumit të Rinisë së PSHDK-së dhe i Forumit të Gruas të Partisë, janë anëtarë të Kryesisë Qendrore sipas funksionit.
Kryetari dhe anëtarët e Kryesisë të PSHDK-së dhe kryetarët e nënkryetarët dhe sekretari i BD-PSHDK-së, konform këtij Statuti, kanë të drejtë në kompezimin material mujor sipas Rregullorës së aprovuar nga Kryesia e PSHDK-së për punën e tyre partiake.
Kryesia, bazuar në Rregullorën e punës të miratuar nga ky organ ekzekutive i partisë, siguron shpenzimet materiale për të gjitha zyret dhe aktivitetet zyrtare të Bashkësive të Degëve të PSHDK-së që veprojnë aktivisht në Republikën e Kosovës.
Anëtarit të Kryesisë mund t’i pushojë funksioni edhe para skadimit të mandatit të paraparë, si në këto raste:
Neni 15
KRYETARI I PSHDK-së
Kryetari i Partisë është autoriteti më i lartë i Partisë pas Kuvendit, i cili ka të drejta dhe përgjegjësi të veçantë për mirëvajtjen e Partisë.
Neni 16
Në rast të zbatimit të dispozitave të nenit të 14 dhe 15, Kryesia bënë kooptimin e anëtarit të ri të Kryesisë.
Numri i anëtarëve të kooptuar në Kryesi nuk mund të jetë më i madh se 1/4 (një e katërta) e anëtarëve të saj.
Kooptimi i anëtarit të rinj të kryesisë bëhet nga rradha e BD-PSHDK-së, e cila Bashkësi e propozon zëvëndësuesin, ndërsa kryesia e PSHDK-së e miraton me vendim.
Neni 17
Mandati i anëtarëve të kooptuar ndërmjet dy kuvendeve zgjatë deri në Kuvendin e parë zgjedhor, me mundësi të rizgjedhjes.
Neni 18
Kandidatin e ri për anëtar të Kryesisë e propozon kryetari i PSHDK-së, pasi të konsultohet me Bashkësinë e degëve përkatëse me PSHDK-në, të cilin e zgjedh kryesia me shumicë votash.
Neni 19
Me autorizimin e kryetarit, çdo anëtar i Kryesisë dhe i Bashkësisë së degëve mund ta përfaqësojë Partinë brenda dhe jashtë vendit për ndonjë punë konkrete, konform nenit 15. Autorizimi i tillë duhet të jetë me shkrim dhe i detajizuar.
Neni 20
SEKRETARI I PSHDK-së
Neni 21
KËSHILLI QENDROR I PSHDK-së
Këshilli Qendror i PSHDK-së është organ mbikëqyrës i Kryesisë së PSHDK-së, i cili zgjedhet nga Kuvendi zgjedhor i PSHDK-së.
Këshilli Qendror përbëhet nga 53 anëtarë. Atë e përbëjnë: Kryesia e PSHDK-së prej 21 anëtarëve, kryetarët e BD, në mungesë të tyre, njëri nga nënkryetarët, apo sekretarët e Kryesive të BD të PSHDK-së, të Forumit të Rinisë dhe të Forumit të Gruas së PSHDK-së dhe anëtarëve të tjerë të propozuar nga BD, PSHDK-ja dhe Kryesia e PSHDK-së.
Të gjithë këta zgjedhen në kryesitë e degëve, kryesitë e Bashkësive të Degëve, që konfirmohen në Kryesinë Qendrore dhe që i aprovon Kuvendi zgjedhor i PSHDK-së.
Mbledhjet e Këshillit Qendror i cakton kryetari i PSHDK-së, në mungesë të tij, njëri nga nënkryetarët, i cili është i autorizuar me shkrim-rregullisht një herë në gjashtë muaj, e në bazë të rrethanave të krijuara edhe mbledhje të jashtëzakonshme.
Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Qendror mund të mbahet me kërkesën me shkrim të shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror (51%) drejtuar kryetarit të PSHDK-së dhe Kryesisë Qendrore.
Këshilli Qendror ka të drejtë në mëditje, për takimet zyrtare të partisë, të rregulluara me Rregullore të Kryesisë PSHDK-së.
Këshilli Qendror vepron sipas Statutit që e aprovon Kuvendi i PSHDK-së.
Këshilli Qendror zgjedhet në Kuvendin zgjedhor të PSHDK-së dhe ka mandat dy-katër vjeçar, me mundësi rizgjedhje.
Neni 22
SENATI I PSHDK-së
Senatorët zgjidhen nga Kryesia e PSHDK-ës, me propozim të kryetarit, Kryesisë, anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarit të Senatit të Kryesive të Degëve të PSHDK-ës.
Numri i senatorëve është i pa kufizuar.
Me rregullore Kryesia e PSHDK-ës përcakton fushëveprimtarinë e Senatit si dhe përcakton kriteret për emrimin e senatorëve.
Neni 23
KËSHILLAT E PSHDK-së janë:
Kryesia e PSHDK-së mund ta shtojë ose zvogëlojë numrin e këshillave sipas nevojës.
Neni 24
Çdo Këshill i PSHDK-së përbëhet nga kryetari i Këshillit dhe 4 anëtarëve të Këshillit nga përbërja e Këshillit Qendror, e që i zgjedhë Kryesia e PSHDK-së, me propozimin e kryetarit të këshillit përkatës.
Në mungesë të kryetarit, mbledhjen e Këshillit e udhëheq anëtari të cilin e cakton Këshilli.
Fushëveprimi i këshillave rregullohet me akte të posaçme të cilat i miraton Kryesia e PSHDK-së.
Neni 25
FORMAT THEMELORE TË ORGANIZIMIT TERRITORIAL TË PSHDK-së
Format organizative të Partisë janë:
Nëndegët dhe degët që veprojnë në teritorin e caktuar.
Nëndega përbëhet prej më së paku 26 anëtarëve të PSHDK-së, kurse dega në Kosovë prej 51 anëtarëve, përkatësisht 26 anëtarëve në diasporë.
Kuvendi i degës zgjedh Kryesinë me vota të fshehta apo me aklamacion.
Numrin e anëtarëve të Kryesisë së degëve e cakton vet Kryesia e degës.
Kryesia e degës nga radhët e veta zgjedhë: kryetarin, nënkryetarët, sekretarin, arkëtarin dhe udhëheqësit e këshillave të degës.
Të gjithë udhëheqësit e zgjedhur kanë mandat 4 vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes.
Këshillat e degëve bashkëveprojnë dhe janë në bashkëpunim me Kryesinë e BD të PSHDK-së.
Kryesia e degës mund të formojë nëndegë të reja në marrëveshje me Kryesinë e Bashkësisë së degëve.
Neni 26
BASHKËSIA E DEGËVE
Një Bashkësi e Degëve mund të ketë më së paku tri (3) degë në një njësi administrative (komunë)
Bashkësia e Degëve përbëhet nga anëtarët e Kryesive të degëve apo përfaqësuesit e caktuar nga Kryesitë e degëve.
Kryesia e BD-PSHDK-së mund të ketë më së paku 7 anëtarë, ndërsa maksimum 15 anëtarë të Kryesisë së BD-PSHDK-së. Ky numër mund të ndryshojë varësisht nga numri i degëve në territorin e caktuar.
Organi më i lartë i BD është Kuvendi, që mahet një herë në katër vjet.
Kuvendi i BD mund të mbahet edhe sipas nevojes me vendimin e Kryesisë Qendrore, pasi që të konsultohet me Këshillin Qendror.
Kuvendi i Bashkësisë së degëve zgjedhë Kryesinë e BD të PSHDK-së.
Kryetar i BD-ve zgjedhet kandidati i cili i merr shumicën e votave nga delegatët e pranishëm në kuvend, ndërsa Kryesia me propozimin e kryetarit të BD-PSHDK-së zgjedh nga rradhet e veta 3 nënkryetarët, sekretarin dhe arkëtarin. Kryesia e BD të PSHDK-së zgjedhë delegatët për Kuvendin e PSHDK-së, të propozuar nga kuvendet e degëve. Kryesia e Forumit të Rinisë dhe e Forumit të Gruas, i propozon kandidatët për delegatë në Kuvend të PSHDK-së, në nivel komune, në Kryesinë e BD-PSHDK-së, respektivisht në Kryesinë Qendrore, për delagatë të PSHDK-së.
Në një komunë mund të egzistojë vetëm një Bashkësi e degëve të PSHDK-së, një Forum i Rinisë dhe një Forum i Gruas.
Në një komunë ku nuk ka Bashkësi të degëve të PSHDK-së, degët i bashkohen komunës më të afërme ku egzistojnë këto Bashkësi të Degëve.
Këshillat e BD janë të lidhura me këshillat e Kryesisë së PSHDK-së për koordinim më të mirë të punës së tyre.
Bashkësia e Degëve të PSHDK-së ka vulën e vetë me emblemën e PSHDK-së, ndërsa Forumi i Rinisë dhe Forumi i Gruas, këtë vulë mund ta përdorin me autorizimin e Kryesisë së BD-PSHDK-së, rrespektivisht të Kryesisë Qendrore të PSHDK-së. Kryesia e Bashkësisë së degëve, në rast nevoje, ndihmon veprimtarinë partiake të Forumit të Rinisë e të Forumit të Gruas dhe e kundërta.
Kryetarët e këtyre forumeve janë anëtarë të Kryesisë së BD-PSHDK-së dhe në mungesë të kryetarit, nënkryetari i këtyre forumeve marr pjesë në mbledhjen e Bashkësisë së Degëve me të drejtë vote.
Kryetari, ose nënkryetari i Kryesisë së BD, gjithashtu merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë të këtyre forumeve, me të drejtë vote.
Kryetari i Forumit të Rinisë dhe i Forumit të Gruas është anëtar i Këshillit Qendror të PSHDK-së dhe këto asociacione i kanë delegatët e vet në Kuvendin e PSHDK-së, numrin e të cilëve e propozon Kryesia e BD-PSHDK-së në bazë të numrit të anëtarëve të terrenit dhe këtë e miraton Kryesia e PSHDK-së.
Shpenzimet materiale dhe financiare për zyre dhe fushëveprimtaritë aktive të Kryesive të BD-PSHDK-së janë kompetencë dhe obligim i Kryesisë se PSHDK-së, të caktuara sipas Rregullorës së Kryesisë së PSHDK-së.
Kryetarët, nënkryetarët dhe sekretarët e BD-PSHDK-së për punët sipas funksionit, kanë të drejtë në paga mujore të caktuar sipas Rregullorës së Kryesisë të PSHDK-së.
Organet ekzekutive të nëndegëve, degëve, bashkësisë së degëve, Forumit të Rinisë dhe të Gruas janë: Kuvendet, kryesitë dhe kryetarët.
Neni 27
KUSHTET PËR THEMELIMIN E DEGËS JANË:
Formimi i këshillit iniciativ dhe hartimi i regjistrit prej më së paku 51 anëtarëve, kurse degët në diasporë prej më së paku 26 anëtarëve.
Këto lista, bashkë me proçesverbalin përkatës nga mbledhja, dhe me kërkesë për miratim, i dërgohen Kryesisë së PSHDK-së, e cila merr vendim për themelimin e degës, pas konsultimit me BD përkatëse.
Në rastet kur Kryesia e Bashkësisë së degëve nuk pajtohet me themelimin e degës së re, Kryesia e PSHDK-së, pas shqyrtimit të rrethanave objektive, merr vendim përkatës.
Neni 28
Kryesia e PSHDK-së, në raste të caktuara, kur e vlerëson të domosdoshme ndërhyrjen për mirëvajtjen e punëve të Partisë, përkatësisht kur e konstaton se nëndegët, degët ose BD veprojnë kundër Programit dhe Statutit të PSHDK-së dhe vendimeve e qëndrimeve të Kryesisë së PSHDK-së, i propozon Këshillit Qendror materialin me argumente dhe prova që të merr vendim për shkarkimin dhe shpalljen e kuvendit të jashtëzakonshëm të tyre.
Në raste të ngjajshme, Kryesia e PSHDK-së, përmes vendimit të marrë nga Këshilli Qendror, shkarkon edhe anëtarin apo Kryesinë e Bashkësive të degëve, përkatësisht të Forumit të Rinisë ose të Forumit të Gruas, gjegjësisht ndonjë anëtar të tyre që është fajtor, por gjithmonë këtë e bazon në argumente dhe prova.
Marrëdhëniet e veprimet eventuale të Bashkësisë së degëve, të Forumit të Rinisë ose të Forumit të Gruas me subjekte politike, organizma dhe organizata të tjera, mund të bëhen vetëm me pëlqimin e Kryesisë së PSHDK-së për çështje dhe punë konkrete.
Veprimtaria e subjekteve të përmendura këtu, sipas Statutit të Partisë, zhvillohet vetëm brenda territorit të komunës.
Kundër vendimit të Kryesisë, i miratuar nga Këshilli Qendror, ankesa mund t’i paraqitet Kuvendit të PSHDK-së, përmes Kryesisë së PSHDK-së, në afatin prej 30 ditësh.
Neni 29
VEPRIMTARIA MATERIALO-FINANCIARE
PSHDK-ja mjetet financiare i siguron prej anëtarësisë së obligueshme nga anëtarët e vet, donatorët, dhuratat, kontributet dhe burimet e tjera.
Nga anëtarësia e mbledhur, Bashkësive të degëve të PSHDK-së, pastaj Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas u takojnë 30% nga shuma e mjeteve të grumbulluara.
Shumën dhe kushtet e pagesës së anëtarësisë dhe shfrytëzimin e tyre, e përcakton Kryesia e PSHDK-së me rregullore të posaçme, në marrëveshje paraprake me Këshillin Qendror.
Kryetari i PSHDK-së i ka të gjitha kompetencat për nënshkrimin e akteve financiare në emër të Partisë, apo zëvendësi i autorizuar me shkrim, ose ndonjëri nga anëtarët e autorizuar nga Kryesia.
Punët tjera të arkës i kryen arkëtari i Partisë, i zgjedhur nga Kryesia, që ngarkohet me mjete financiare (të gatshme-pety cech).
Neni 30
Mënyra e sigurimit të mjeteve financiare dhe e shfrytëzimit të tyre i nënshtrohen kontrollit të rregullt dhe verifikimit publik partiak. Kryesia e emron Komisionin mbikëqyrës financiar dhe për këtë e njofton Këshillin Qendror se paku një muaj para mbajtjes se Kuvendit dhe raportan në Kuvendin e PSHDK-së në mbledhjen vijuese.
Neni 31
PUSHIMI I EKZISTIMIT TË PSHDK-së
PSHDK-ja pushon së vepruari me vendimin e Kuvendit të PSHDK-së në pajtim me ligjin, kur numri i anëtarësisë bie nën numrin e përcaktuar me ligj, por edhe kur mungojnë mjetet materiale për veprimtarinë e saj të mëtejme.
Neni 32
PASURIA E PSHDK-së NË RAST TË PUSHIMIT APO SHUARJES SË PARTISË
Nëse ndodhë pushimi i veprimtarisë së PSHDK-së, përkatësisht nëse ajo shuhet, mjetet themelore të saj shiten përmes ankandit publik dhe me vendimin e Kuvendit të PSHDK-së, së bashku me mjetet e tjera financiare të Partisë, i takojnë Republikës së Kosovës.
Neni 33
Propozimin për plotësimin apo ndryshimin e Statutit të Partisë e jep kryetari, Kryesia, Këshilli Qendror, këshilli për çështje juridike apo Kryesia e Bashkësië së Degëve të PSHDK-së.
Neni 34
Ky Statut hyn në fuqi ditën e miratimit në Kuvendin e PSHDK-së dhe duhet të jetë i protokoluar dhe i nënshkruar nga kryetari i PSHDK-së.
Kuvendi Zgjedhor
Prishtinë, 7 qershor 2008